Një reklamë e Qeverisë britanike për vetëdijesimin e njerëzve që të mos vozisin në gjendje të dehur, ka rezultuar mjaft interesante.
Në video shfaqen disa meshkuj, të cilët pasi pinë disa gota shkojnë në tualet dhe gjatë kohës që lajnë duart, shpërthen pasqyra dhe përballë tyre shfaqet një fytyrë e gjakosur që simbolizon përplasjen e automjetit dhe humbjen e jetës.
Reklama është xhiruar nga agjencia londineze “Leo Burnett” dhe për katër ditë është shikuar mbi 4.3 milionë herë. /Telegrafi/
0 comments:
Post a Comment