Home » » Genta Dhe Dafina Zeqiri Injorojnë RTV 21

Genta Dhe Dafina Zeqiri Injorojnë RTV 21

Written By Admin on Sunday, May 12, 2013 | 5:34 AM

Në natën e 8 majit, media më e madhe në Kosovë, “RTV21”, ka festuar me një ballo tradicionale 15-vjetorin e jetës së saj publike. Mes shumë fytyrave eminente të estradës kosovare, shihej disa e kishin refuzuar ftesën, sidomos këngëtarë, duke mos lënë anash një koncert të tyre të programuar me kohë.
Por artistë të shumtë uruan në këtë përvjetor “RTV21” me praninë e tyre. Mes tyre ishin Nora Istrefi, Gili, Kaltrina Selimi, Lori, Mihrie Braha, Naim Abazi, Naim Krasniqi, Nrg Band etj. Por dy nga këngëtaret, të cilat falë këtij mediumi edhe u lançuan e u njohën si këngëtare, mungonin.
Këto ishin Dafina Zeqiri dhe Genta Ismajli, madje edhe vetë artistët e tjerë donin të dinin arsyen se pse dy vajzat e muzikë munguan.
Ndoshta ato nuk kanë dashur të vinin pa shoqërues, dhe nga ana tjetër nuk donin t’i reklamonin ata, e megjithatë si shumë kolege të tyre të kujdesshme, mund të kishin marrë një shok për t’i shoqëruar në këtë ballo festive.

0 comments:

Post a Comment

edomz

Powered by Blogger.