Home » » ‘Sulltani…’, i preferuari i artisteve tona

‘Sulltani…’, i preferuari i artisteve tona

Written By Admin on Wednesday, April 3, 2013 | 5:10 AM


Telenovelat janë bërë pjesë e pandashme e shoqërisë sonë, e veçanërisht ato turke. Edhe pse për një kohë të gjatë kanë mbizotëruar telenovelat spanjolle, gjatë tre vjetëve të fundit serialet turke janë më të ndjekurat në të gjithë vendin. Gjithandej dëgjohet për to dhe rrjedhshmërinë e tyre, saqë shumë nga artistët e këtyre serialeve janë kthyer në ‘idhuj’ për shikuesit. Pjesë e këtij trendi janë bërë edhe fytyrat tona publike të cilat ndonëse jo aq të pasionuar pas tyre, i ndjekin ndonjëherë.
Leze Qena: Mund edhe të mësosh nga to
Ndonëse jo shumë e pasionuar, edhe aktorja jonë e mirënjohur Leze Qena është bërë një shikuese e serialeve të përditshme. Ajo pohon se i shikon ndonjëherë, ndërsa kohëve të fundit do të veçonte njërin. “Do e kisha veçuar ‘Sulltanin…’! Është serial i cili përmban histori, të cilën pak a shumë të gjithë ne e njohim. Dhe prej këtij seriali mendoj se ndoshta kishim mundur të mësojmë më shumë”, thekson fillimisht Lezja, ndërsa potencon se telenovelat në njëfarë mënyrë mund të jenë edhe mësim për ne. “Ndonjëherë i shikoj edhe unë dhe mendoj që ndoshta më mirë është që rinia jonë të shikojnë serialet sesa të sillen kafeve, pasi që prej tyre mund të mësosh edhe ndonjë gjë të mirë”, përfundon aktorja.
Mihrije Braha: Isha e fascinuar pas serialit “24 orë”
Edhe këngëtarja Mihrije Braha pëlqen të shikoj telenovelat turke, ani pse tek preferencat e saj më shumë renditen ato hollivudiane. “Preferoj të shikoj më shumë filma kur kam kohë të lirë po kur ndodhë që nuk ka ndonjë film të mirë dhe nuk kam çka të shikoj atëherë i shikoj edhe serialet turke. Por nuk jam e lidhur pas tyre”, thotë fillimisht Mihrija duke shtuar më tutje se “edhe pse shumë vonë kam marrë vesh për transmetimin e tij, do ta veçoja ‘Sulltanin…’, pasi që është ngjarje e vërtet. Ka të bëjë me histori dhe pse mos ta rifreskojmë pak historinë duke e parë serialin?! Duhet të ceki që në këtë serial më ka bërë shumë përshtypje kostumografia!”. Këngëtarja rrëfen edhe telenovelen e saj të preferuar, në të cilën luan aktori i saj i preferuar Xhek Bauer . “Kam qenë shumë e fascinuar pas serialit “24 orë”, saqë në fillim e kam shikuar në kanalet gjermane edhe pse gjuhën nuk e kuptoj, më pas ka filluar edhe në kanalet tona. Ka qenë një serial me tematikë shumë të mirë dhe shumë intrigues. Mezi kam pritur të vijë e mërkura dhe e enjtja ta shikoj, e aty luan edhe Xhek Bauern te cilin e kam pik të dobët… Është aktori im i preferuar”, nënvizon këngëtarja, ndërkohë që bënë me dije që aktorëve turk nuk ua din as emrat.
Xhejlane Godanci: E përcolla për shkak të historisë
Duket se historia që sjell seriali turk “Sulltani i madhërishëm”, ia ka marrë mendjen edhe aktores Xhejlane Godanci. Ajo, nuk pëlqen serialet por thekson se është njëri që vërtet ka ngjallur interesim tek ajo. “Nuk i shikoj serialet tjera…as turke e as spanjolle. Do të veçoja vetëm serialin turk ‘Sulltanin…’. E kam shikuar edhe në internet, sepse është një ngjarje e vërtet e cila vërtet ia vlen të shikohet”, rrëfen aktorja.
Agnesa Vuthaj: Stresuese të qëndrosh një orë duke i shikuar…
Nga ana tjetër, modelja Agnesa Vuthaj nuk është adhuruese e telenovelave. Madje pohon se nuk i shikon aspak, sepse nuk renditen tek preferencat e saj. “Jo asnjëherë nuk i shikoj as serialet turke e as ato tjerat. Nuk kam kohë t’i shikoj. Por, përveç kohës së pakët që kam të lirë, serialet aktuale më duken stresuese. Më duket stresuese të lidhesh një orë për një seria!”, përfundon bukuroshja Vuthaj.

0 comments:

Post a Comment

edomz

Powered by Blogger.