Home » » Shpendi Do Ta Ndihmojë Eldorën Për T’u Shëruar

Shpendi Do Ta Ndihmojë Eldorën Për T’u Shëruar

Written By Admin on Sunday, April 7, 2013 | 5:55 AM

Sipas motrës së banorit nga Kosova, Shpendi nuk do të krijojë lidhje dashurie brenda shtëpisë, por do të dalë që andej si beqar. Në momentin që do mësojë për sëmundjen e Eldorës, ai do të mundohet që ta ndihmojë me aq sa mundet, ndërkohë që Kaltrina vëllain e saj e sheh finalist e, pse jo, edhe fitues të këtij edicioni.
A ekziston mundësia që ai të krijojë një lidhje me Eldorën, me aq sa ti e njeh apo e ka mendjen ende te ish-gruaja?
Nuk besoj se do të krijojë lidhje me Eldorën apo këdo qoftë, Shpendi ka hyrë beqar dhe do të dalë beqar.
Si mund të reagojë Shpendi pasi të mësojë se Eldora është e sëmurë?
Kur të mësojë mbi shëndetin e Eldorës, me siguri do ta pyesë atë për gjendjen e saj dhe do të fillojë të mendojë se si mund ta ndihmojë.
A mund të kontribuojë financiarisht Shpendi për shërimin e saj, duke pasur parasysh eksperiencat e tij të mëparshme me qëllime humanitare?
Më merr mendja që do të kontribuojë me gjithë mundësitë që ka. Shpendi po luan një lojë të drejtë dhe më duket shumë i sinqertë në çdo gjë që thotë dhe bën. Besoj se do të arrijë në finale, dhe pse jo, të fitojë “BB”.

0 comments:

Post a Comment

edomz

Powered by Blogger.