Home » » Ledri Pjesë E P.I.N.T?(Video)

Ledri Pjesë E P.I.N.T?(Video)

Written By Admin on Tuesday, April 2, 2013 | 10:32 AM

Tashmë e ka konfirmuar rikthimin e tij në muzikë, por ai ka refuzuar të tregojë nëse do të jetë i vetmuar, do të rikthehet me Babastars, apo do t’i bashkohet një ‘labeli’ tjetër. Sidoqoftë, duket se tashmë Ledri ka krijuar një ide më të qartë për të ardhmen…Reperi ikonë që la muzikën vitin e kaluar, Ledri Vula, ka konfirmuar se do të rikthehet në muzikë, por ka refuzuar që të flasë se cilit ‘labeli’ do t’i bashkohet.Përshtypja e parë ka qenë se në tavolinë ekziston një rikthim i mundshëm i tij te Babastars, pas postimeve në formë përkrahje për ‘ish-kolegët’ e tij.Edhe djemt nga Peja të HamSquad me në krye Singullarin dhe Bloodychuck janë spekuluar si bashkpunëtorë të ardhshëm të Ledrit, pasi ky i fundit në Facebook postoi një prej këngëve të reja të Singullar.Mirëpo, duket se duket se me një ‘label’ tjetër është e ardhmja e Ledrit.Kënga e re “Çele Çadrën” e publikuar nga anëtarët e P.I.N.T, Mc Kresha dhe Lyrical Son në bashkëpunim me Dj Flow dhe Lumi B ka marrë përkrahjen e Ledrit në Facebook. Kjo këngë godet dhe demaskon ashpër reperët tjerë shqiptarë dhe përkundër mesazhit metaforik që dërgon kënga, Ledri nuk ka hezituar t’i japë përkrahjen e tij.

0 comments:

Post a Comment

edomz

Powered by Blogger.