Home » » Vigani puth Elenën: Unë vdes për ty

Vigani puth Elenën: Unë vdes për ty

Written By Admin on Wednesday, March 27, 2013 | 10:04 AM

Dy djemtë nga Kosova, Viganidhe Edberi kanë trazuar përditshmërinë e Shtëpisë së Big Brother 6. Vajzat që ditën e parë kanë krijuar një komunikim të mirë me djemtë bukuroshë, ndërkohë që gjithmonë e më shumë po shihet një afrimitet mes Elenës dhe Viganit. Pëlqimi i Viganit ndaj modeles është vënë re që ditën e parë, ndërkohë që edhe Elena i përgjigjet flirtimit të Viganit, por gjithmonë me shaka. Kështu sot Elena dhe Edberi menduan ti bënin një lojë Jonildës dhe Viganin. Ato planifikojnë të shtiren sikur po puthen dhe sapo shohin Jonildën dhe Viganin që afrohen fillojnë të puthen duke mbuluar pjesën e kokës dhe fytyrës, në mënyrë që puthjet e tyre të duken sikur janë në buzë dhe jo në faqe. Jonilda dhe Vigani sapo hyjnë në dhomë, nuk flasin, por bëjnë të njëjtën gjë dhe të katërt qeshin me të madhe me lojën e tyre prej “çiftesh”. Më pas Elena shkon në dhomën e ndenjes dhe ndërkohë aty vjen edhe Viganiai shtrihet sipër saj dhe fillon që ta puthë disa herë radhazi, ndërsa ajo i thotë “të lutem ik se do më bësh pis”. Vigani duke e puthur i thotë “s’mundem pa ty” dhe Elena i përgjigjet “po dola unë të shtunën çfarë do bësh?”. “Do dal edhe unë” thotë Vigani i cili pas disa minutave shkon përsëri tek Elena dhe vazhdon ta puthë përsëri. Teksa e puth në gushë Vigani i pëshpërit Elenës “unë vdes për ty” dhe Elenaia kthen me zë të lart “vdis, nuk ke vdekur që nesër në mëngjes” dhe çohet për t’iu larguar puthjeve të Viganit. Ky nuk është i vetmi afrimitet midis dy bukuroshëve, por megjithatë nuk dihet si do shkojë historia pasi Elena ka lënë jashtë dhe një të dashur

0 comments:

Post a Comment

edomz

Powered by Blogger.