‘Discovery Channel’ e Maersk, kompania daneze që është lidere në botë për transportin me kontenierë, kanë realizuar një video vërtet të pazakontë. Bëhet fjalë saktësisht për realizimin e mega anijes së parë, që është ndërtuar në kantierin e Okpo në Korenë e Jugut.
Për të realizuar filmimin ka qenë e nevojshme të mblidhen 50 mijë fotografi, të shkrepura në tre muaj, aq sa janë dashur për të ngritur gjigantin e ri të detit. Sa për kuriozitet, kjo anije mund të mbajë deri në 18 mijë kontenierë, ndërkohë që ka një gjatësi prej 400 metrash e gjerësi prej 59 metrash. Kosto: 19 milionë dollarë.
0 comments:
Post a Comment