Home » » Marselini e Jonilda, njohje të përbashkëta në Itali; Mësojnë ushtrime joge

Marselini e Jonilda, njohje të përbashkëta në Itali; Mësojnë ushtrime joge

Written By Admin on Friday, March 1, 2013 | 8:39 AM

Pasi sqarohen lidhur me zënkën, Marselini dhe Jonilda fillojnë të tregojnë për jetën në Itali, ndërkohë që në bisedë e sipër gjejnë të njohur të përbashkët, pasi Marselini ka punuar te piceria e kunatës së Jonildes. “Sa e vogël është bota”, shprehet Marselini. Më vonë ata hyjnë brenda, ndërkohë që të gjithë banorët janë ulur për të darkuar.  Të gjithë banorët darkojnë, veç Joanës, e cila shkon në dhomën e gjumit dhe shtrihet. Pas pak tek ajo shkon Marselini, i cili ka vënë re një ndryshim tek Joana. Ai mendon se ajri i kondicionuar mund të ndikojë keq tek ajo si dhe ngarkesa emocionale. Pas pak me ta bashkohet edhe Anaidi dhe të tre aludojnë rreth shkakut që mund të ketë ndikuar në gjendjen e Joanës. Pasi e qetësojnë disi vajzën, të tre dalin në kopsht për të pirë cigare. Ndërkohë, Olta merr përsipër t’i mësojë Ilirit ushtrime joge. Në mësim e sipër krijohen situata humori në shtëpi nga ana e Ilirit, i cili komenton gjithçka me humor. Pas pak aty shkon edhe Jonilda e cila ka dëshirë të mësojë. Ndërkohë, banorët qeshin me situatat e krijuara dhe komentet e Ilirit. Më vonë banorët grumbullohen te divani në sallon dhe thurin plane për të organizuar “pizhama party”. Organizimin e merr përsipër Xhimi dhe të gjithë japin ide për mënyrën se si do ta organizojnë.

0 comments:

Post a Comment

edomz

Powered by Blogger.