Këngëtarja Genta Ismjali ka deklaruar personalisht se është paguar edhe më shumë se 6 mijë euro për një koncert të sajin. Këtë e ka zbuluar në intervistë për një televizion shqiptar.
Për Administratën Tatimore të Kosovës ky nuk përbën rast për hetim. Drejtori Behxhet Haliti, ka preferuar që pyetjet për të, të dërgohen me post elektronike, përmes zyrës për komunikim. E në përgjigjet e kësaj zyre për raportin e ATK-së me estradën është folur në vija të trasha.
Është thënë se të dhënat e tatimpaguesve janë konfidenciale, e përgjigje nuk ka pasur për borxhin në total të estradës ndaj shtetit, për vitin 2012. Ky borxh, më 2011 kapte shifrën prej më shumë se 60 mijë eurosh shkruan koha.
Menaxheri i këngëtares Genta Ismajli, Adem Ramadani, ka thënë se këngëtarja nuk i ka borxh shtetit. Për verën e vitit 2012, sipas Ramadanit, i cili nuk jep shifra të sakta, Ismajli ka paguar diçka më shumë se 1 mijë euro.
Edhe Afrim Muçiqi ka thënë të shtunën për gazetën se nuk i ka borxh shtetit asnjë cent. Por ai ka bindjen se shteti nuk ka bërë asgjë për të mbrojtur punën e këngëtarëve.
Madje përmend edhe Ligjin për të drejtat e autorit, që sipas tij, nuk po mund të funksionalizohet. Kompozitori Florent Boshnjaku, që udhëheq Shoqatën e Autorëve, Prodhuesve dhe Interpretëve të Kosovës – APIK, e themeluar në gusht të 2011-s, thotë se ligjërisht mbrojtja e të drejtave të autorit dhe perfomancat “live” të këngëtarëve nuk kanë kurrfarë lidhje. Por ai forcon bindjen, se shteti nuk ka bërë asgjë për kategorinë e performuesve të artit.
Home »
» Fitimet E Estradës Larg Tatimit Për Shtetin
0 comments:
Post a Comment