Rreth 1 mijë e 400 qytetarë shqiptarë, nga Shqipëria dhe Kosova e Maqedonia do të jenë në koncertin e këngëtares së famshme Beyonce në Zagreb të Kroacisë. Duke pare kete numër, kaq te madh, nuk ke se si te mos thuash qe, po, ky koncert është vërtet për shqiptaret. Shumica prej tyre kanë kohë që kanë rezervuar biletat për këtë event madhështor, ndërsa një pjesë e tyre thjesht kanë qenë me fat. Kjo sepse kanë rezultuar fitues të konkurseve dhe çmimeve të vëna në dispozicion nga kompani të ndryshme si Pepsi në Shqipëri që dhuron 100 bileta për këtë Koncert. Atmosfera e një eventi të tillë natyrisht nuk do të dukej njësoj nëse nuk do të bënin pjesë në këtë eveniment edhe shqiptarët. Sipas agjencive të akredituara për shitjen e biletave deri më tani pritet që rreth 1 mijë e 400 shqiptarë të jenë në Zagreb në këtë koncert unik të Beyonce Knowles, ndërkohë vazhdojnë të shiten biletat dhe ka ende çmime nga kompani të ndryshme që mund të bëjnë me fat cilindo prej nesh për të ndjekur Live Beyonce. Duke blerë Pepsi, të gjithë konsumatorët marin kuponin gërvishës me kod, të cilin e rregjistrojnë në www. pepsifitobileten.com, për t’u bërë pjesë e lotarisë që do të hidhet në datën 10 Prill.
Balkans Tour Nolis ka menduar që në Ballkan të ndalet në Kroaci fiks 4 vite pas tourit të parë pasi edhe në 2009 ajo ka zgjedhur pikërisht muajin prill për të qenë në Zagreb. Më parë Knoëles do të performojë në Beograd dhe me datë 17 do të jetë në Kroaci për të vijuar me turin e saj botëror “Mr. Carter Show, Wolrd Tour”.
Dashuria e këngëtares së madhe për Kroacinë dihet tashmë dhe për faktin se pushimet verore shpesh ajo dhe bashkëshorti i saj, këngëtari reper i famshëm Jay Z, I kalojnë në Kroaci.
Dashuria e këngëtares së madhe për Kroacinë dihet tashmë dhe për faktin se pushimet verore shpesh ajo dhe bashkëshorti i saj, këngëtari reper i famshëm Jay Z, I kalojnë në Kroaci.
Albumi i ri
Albumi i ri zyrtarisht do të jetë në treg në prill të këtij viti menjëherë pasi Beyonce të nisë koncertet e saj promovuese në mbarë Europën. Më parë është prezantuar nga Destinys Child kënga e re “Nuklear” pjesë e albumit me këngë romantike të përzgjedhura. Knowles këtë vit shkëlqeu në prezantimin e saj të parë publik në ndeshjen e futbollit amerikan të SuperBowl, ku performanca e saj elektrizoi miliona amerikanë që ishin duke e ndjekur live evenimentin më të madh sportive në Amerikë.
Mungesa e koncerteve për më shumë se 3 vjet
Mungesa e koncerteve për më shumë se 3 vjet
Pothuajse për më shumë se 3 vjet Beyonce ka munguar në koncertet në Amerikë dhe jashtë saj. Pas martesës me këngëtarin e famshëm Jay Z, Knowles mendoi më shumë për familjen duke u përkujdesur njëkohësisht për tu bërë nënë dhe për tu marrë me rritjen e fëmijës së saj e njëkohësisht dhe menaxhimin e biznesit të përbashkët. Pas kaq kohësh mungesë dhe thuajse një heshtje totale për albumin e ri, Beyonce ka ditur sërish jo vetëm të godasë në shenjë por dhe të bëjë për vete miliona fansa në mbarë botën me nisjen e këtij turi botëror. Këto koncerte sigurisht mirëpriten edhe nga shqiptarët të cilët do jenë në “Belgrade Arena”, ku nga të dhënat flitet për qindra shqiptarë kryesisht të Kosovës dhe Maqedonisë që do të jenë në këtë koncert për të vijuar më tej në Zagreb ku dihet e sigurtë që më shumë se 1 mijë e 400 shqiptarë do të shohin mbretëreshën Beyonce Knowles në performancën e saj të përkryer.
0 comments:
Post a Comment