Home » » Arkimed Lushaj: Me duan artist, por edhe “Bad boy”

Arkimed Lushaj: Me duan artist, por edhe “Bad boy”

Written By Admin on Saturday, March 16, 2013 | 6:45 AM

 Arkimed Lushaj, i njohur nga te gjithe si Stresi, eshte nje nga kengetaret me te perfolur te momentit, jo vetem per muziken qe ben. Ne nje interviste te dhene per “Koha Tjeter”, Stresi rrefen te perditshmen e tij, duke theksuar edhe faktin se megjithese eshte lakuar si “Bad Boy” (djale i keq), fansat e tij e kerkojne pikerisht keshtu, artist dhe “djale te keq”, megjithese sic shprehet gjate intervistes, ai eshte nje djale shembull. E pranon se mban arme me vete, por thekson faktin se ligji e di kush e mban per vetembrojtje dhe kush e mban per te bere krime. Por a i pelqejne vajzat shqiptare keta lloj djemsh? Keto do ta lexoni ne intervisten e meposhtme.
Si po shkon karriera juaj artistike ne keto momente?
Karriera ime eshte me se miri ne keto momente, edhe pse eshte krijuar nje pauze e vogel, qe nga hiti i radhes “Lambo”, perseri e shoh se jam ne maje.
Para pak kohesh ju u ndaluat nga policia, sot jeni ne liri te plote apo me kusht?
Sot ne nje fare menyre jam i lire, sepse ceshtja u mbyll, por une jam i denuar me 4 vjet, ne liri me kusht ……..
A ka ndryshuar numri i fansave tuaj, qe nga momenti qe ju keni pasur probleme me drejtesine?
Nuk e besoj, ose ndoshta ka ndikuar le te themi dicka e papritur, po s’e besoj kurre se ka ndryshuar. Me duan artist, por edhe Bad boy.
Ne emisionin “Prive” ne Klan Kosova, ju tregonit para kamerave se mbanit arme me vete dhe se askush nuk ju ndalon dot, nuk keni frike nga ligji?
Eshte e vertete qe mbaja arme dhe do te vazhdoj ta mbaj nese do me nevojitet, sepse ketu cdo gje eshte e kundert dhe s’kam frike nga ligji. Sepse vete ligji e di kush e mban per mbrojtje dhe kush e mban armen per te kryer krime.
Keni menduar ndonjehere qe te beheni djali shembullor?
Une jam djale shembullor. U rrita ne Evrope, u shkollova atje, cdo gje e kalova atje, pastaj erdha ne Shqiperi, kur ndryshoi sistemi.
Cfare marredheniesh keni me “Babastars”?
“Babastars” jane miqte e mi me te mire dhe jane familja ime e dyte ne Kosove. Ne kemi bashkepunime me njeri-tjetrin dhe nuk ka aspak rivalitet mes nesh.
Mendoni se femrat shqiptare i duan djemte si ju, apo ju largohen?
Femrat i duan ata si ne, besome dhe jane pikerisht femrat me te bukura, ato per te cilat po flas.
Momentalisht ju jeni ne nje lidhje dashurie apo jo?
No koment….
Nese ktheni koken pas, mendoni se ka dicka per te cilen jeni penduar qe e keni bere?
Pendohem nese kam lenduar dike pa arsye, por jo t’i kerkoj falje, pendohem vetem nese kam bere dicka kundrejt vullnetit te Zotit, sepse njerez jemi dhe mund te bejme ate qe s’e kemi menduar kurre ………..
Cfare roli ka miqesia te ju?
Ka rolin me te rendesishem ne jeten e perditshme ne vitet ne vijim. Miqesia eshte pjese shume e rendesishme e jetes dhe delikate, do te shosha.
Si keni filluar qe te merreni me muzike?
Neper rruget e Belgjikes kur jetoja atje, u mora me muzike dhe fillova ta pelqeja, me vone erdha ne Shqiperi dhe ja nisa ketu nga e para.
A ju ka mbeshtetur familja juaj ne kete zgjedhje?
Familja ne fillim ka dashur ndryshe, qe djali te studionte dhe te merrej me bizneset e familjes, por djali zgjodhi zemren e vet ….
Cili eshte personi me i rendesishem ne jeten tuaj?
Kam 2, kam 20, kam 200, por do vecoja nenen time ne kete rast dhe pike.
Ju eshte dashur qe te sakrifikoni dicka per hir te karrieres suaj?
Karriera ime nisi me qejf. Nisi si dicka speciale ne jeten time dhe ju futa thelle, por me sinqeritet jua them qe ja dola, bingoooo.
Nuk ju kemi pare shpesh te jeni pjesemarres neper festivale, pse?
Po, isha pjesemarres para dy viteve ne festivalin “kengen magjike” ku mora cmimin “Best hip hop”, Vitin e kaluar isha pjesemarres ne “Top fest”, ku edhe aty mora “Best hip hop”, tani le t’u leme hapesire te tjereve. Ka talente shume ne Shqiperi edhe ata duan cmime.
Cfare vleresoni ju tek nje femer?
Kur eshte fjala per femra, gjeja me e rrezikshme eshte se s’mund te jetohet me to, por as pa ato, por e vleresoj femren ……
Cfare marredheniesh keni me rrjetet sociale?
IP-phone 4, ku jam “live” 24 ore, non stop kontrolloj gjithcka cfare behet, si per mire si per keq. Domethene jam aktiv shume ne rrjetet sociale.
A besoni ne lidhjet e dashurise nepermjet ketyre rrjeteve?
Jooo! Mund te thuash maksimumi flirt, por me shume do te ishte e ekzagjeruar. Per mendimin tim, ata meshkuj qe dashurohen keshtu jane te etur.
Si i kaloni ju fundjavat tuaja?
Me shoqeri ne ambientet me te perfolura te qytetit me njerez te perfolur, pastaj te dielave me familjen larg kryeqytetit.
Cila eshte e meta me e madhe e juaja?
Ndizem shpejt, reagoj shpejt dhe i dua gjerat shpejt. Veproj pa menduar shpejt, dmth duhet te qetesohem jashte mase shume.
Cfare vleresoni me shume tek vetja juaj?
Kjo besoj se nuk me takon mua ta them, por vleresoj Arkimedin, jo Stresin.
Si eshte nje dite e juaja e zakonshme, si nis dhe si perfundon ajo?
Zgjohem heret, dal takoj shoket e ngushte, flasim e bisedojme per muziken, si te bejme leke dhe si t’i kemi gjerat ne terezi. Pjesen me te madhe te dites e kaloj me muziken, por si perfundon, nuk e mbaj mend…



0 comments:

Post a Comment

edomz

Powered by Blogger.