Home » » Zbulohet sekreti i parë, ja banorja vegjetariane!

Zbulohet sekreti i parë, ja banorja vegjetariane!

Written By Admin on Wednesday, February 27, 2013 | 7:16 AM

Big Brother ka vendosur që këtë javë banorët të zbulojnë një nga sekretet e tyre. Duke filluar nga sot, Big Brother do t’u japë banorëve indikacione për një nga sekretet, përmes disa provave që ata do të kalojnë. Të dhënat do t’i orientojnë banorët drejt sekretit. 
Ata do të kalojnë katër prova, pas të cilave janë fshehur katër të dhëna që identifikojnë sekretin. Detyra e banorëve është që të tregohen të vëmendshëm në çdo provë dhe të përmbushin me përpikmëri çdo detyrë që Big Brother do t’u japë.Në fazën e parë banorët gatuan. Prova nisi me rënien e gongut dhe banorët duhet të zbulonin indikacionin e parë që ndodhet brenda menusë.Banorët të kënaqur nga gatimet e bëra ulen të hanë darkë. Etleva thotë se ky është vakti më i mirë qe kanë ngrënë ndonjëherë. Banorët urojnë njëri-tjetrin : “Tju bëjë mirë”. Joana si shefe e kuzhinës falënderon stafin për punën e mirë që kanë bërë. Gjithashtu nuk mungojnë duartrokitjet e banorëve në adresë të saj. Pas kësaj banorët përgëzojnë edhe njëri-tjetrin për punën në grup.Jonilda nuk harron të urojë dhe dy banorët që kanë ditëlindjen Altinën dhe Arsimin.Ndërkohë që gjithë banorët janë duke shijuar darkën e shijshme, vetëm Oltapo qëndron me pjatë përpara dhe nuk e prek supën e pulës. Ajo bën sikur i kërkon ndjesë Anaidit dhe ja ofron atij supën e saj. Duke u munduar të shkëpusë vëmendjen e banorëve nga sekreti i saj, të cilët po e pyesin se përse nuk ha, ajo devijon me arsyetimin se nuk i ka qejf supat me krem. Ajo duket që është e uritur, dhe vendos të hajë një spec, madje një moment pyet se kur do ta sjellin tortën se ajo atë është duke pritur.Megjithatë banorët duken se po e shijojnë aq shumë ushqimin sa nuk e kanë shumë mendjen tek Olta qe mbeti pa ngrënë. 

0 comments:

Post a Comment

edomz

Powered by Blogger.