Home » » Ja kush është shqiptari që mori peng helikopterin për arratisjen e Vlastos

Ja kush është shqiptari që mori peng helikopterin për arratisjen e Vlastos

Written By Admin on Tuesday, February 26, 2013 | 4:18 PM

Policia greke bën të ditur emrin e shqiptarit, që ishte pjesëmarrës në tentativën e arratisjes me helikopter të kriminelit të njohur grek, Panajotis Vlastos, nga burgu i Trikalas. Ai quhet Lorenc Lezi, 33 vjeç dhe është një i dënuar në burgun e Dhokomos. Lezi kishte shkelur lejen 5 ditore të burgut, që kishte marrë në janar dhe konsiderohej nga autoritetet, si i arratisur. Bashkëpunëtor me shqiptarin ishte edhe greku Kostas Mihalopulos, një ish i dënuar për vjedhje në të njëjtin burg me shqiptarin. Dje pasdite Lezi dhe Mihalopulos morrën peng pilotin dhe teknikun e helikopterit, duke i kërcënuar me armë, dhe i detyruan të ulën në oborrin e burgut të Trikalas, nga ku do të merrnin të dënuarin Panajotis Vlastos, citon balkanweb. Siç kemi bërë të ditur dje, tentativa e arratisjes dështoi, pasi helika e helikopterit ngeci në telat me gjemba dhe policia arriti të arrestojë 4 personat, që ndodheshin në bordin e tij bashkë me të arratisurin pas disa minutave shkëmbim zjarri. Mësohet se në kërkim janë edhe 2 gra, bashkëpunëtore në tentativën e arratisjes. I dënuari që do arratisej, Panajotis Vlastos, është një ndër kriminelët më të njohur në Greqi.

0 comments:

Post a Comment

edomz

Powered by Blogger.